Mirëmbajtje

Mirëmbajtje

Personeli i “EUROKOS”-it gjithmonë jeton në të ardhmen e përpara të tjerëve. Sepse gjithmonë kemi plane e projekte për vitet që vijnë. Puna jonë nuk përfundon ditën kur pritet shiriti përurues. Ne qëndrojmë vazhdimisht me e pranë veprave tona duke respektuar afatin e tyre të qëndrueshmërisë. Ashtu si e kemi deklaruar dhe ashtu si na e kanë kërkuar me kontratë. Kur e japim, dëshirojmë edhe ta mbajmë fjalën. Por dëmet ndodhin. Ne i mbikëqyrim ato që kemi ndërtuar dhe ndërhyjmë për të riparuar prishjet e mundshme. Mund të mos na shihni, sepse kryesisht punojmë në periudhat kohore kur nuk e pengojmë komunikacionin, por me mjetet tuaja qarkulluese e ndjeni veprimin tonë, duart tona të padukshme që kujdesen për rrugët e përbashkëta. Për rugët e të gjithëve. Kjo na ka bërë të besueshëm dhe Kompania “EUROKOS” deri tash ka fituar dhe ka përfunduar gjashtë projekte për mirëmbajtjen e disa rrugëve shumë të rëndësishme anekënd Kosovës. Sepse ne ua zgjasim jetën këtyre shiritave të pafund prej asfalti. E rrugët që kemi mbikëqyrur kanë qenë ndër më të sigurtat. Prandaj, duhet të na falënderoni! Ndoshta kështu kemi zgjatur edhe jetën tuaj…

Projektet e fundit