Ndërtimtari

Ndërtimtari

Ne ju bëjmë edhe me shtëpi. Me shtëpi, mes shumë shtëpive, nëpër objektet e përbashkëta të banimit. Është një veprimtari tjetër, e ndryshme nga ajo e rrugëve dhe urave, por që lidhet me to. Sepse të gjitha rrugët të çojnë në shtëpi. E sidomos rrugët tona. Jemi të rinj si shtet e si njerëz dhe gjithmonë dikush ka nevojë për një strehë të sigurtë. Për kulm mbi kokë. Shumëkatëshet tona janë zgjidhja e duhur, janë ai vendi intim që secili njeri e dëshiron, që secilit njeri i mungon. Plotësojnë të gjitha standardet. Në një kohë kur ndërtesat mbijnë njëra pranë tjetrës, ne kujdesemi që të mos ia zëmë tjetrit pjesën e tij të diellit. Jemi të gatshëm të zgjerohemi edhe në këtë fushë. Të marrim mbi vete përgjegjësi shtesë. Të ndërtojmë me porosi e sipas kërkesave objekte  rezidenciale, sportive, administrative, të arsimit, shkencës, ose kulturës. I kemi të gjitha parakushtet për këtë…

Projektet e fundit