Rrugët

Rrugët

Duke u bazuar në moton që kemi, ne nga “EUROKOS”-i, nuk ndërtojmë rrugë vetëm sa për të thënë. Dëshirojmë dhe punojmë që rrugët tona të jenë të sigurta e të qëndrueshme, sipas të gjitha parashikimeve, pritjeve dhe kërkesave të kohës. Kjo nuk është e lehtë dhe nuk mund të bëhet nga të gjithë. Sepse ndërtimi i një rruge është proces i ndërlikuar. Duhet të kontrollohet cilësia e të gjitha materialeve që përdoren. Duhet që në çdo segment të plotësohen standardet për trupin ose shtratin e rrugës. Duhet kohë, durim, planifikim, projektim e zbatim i saktë dhe i qartë i gjithçkaje. Fatmirësisht nuk na kanë munguar as ekspertët, as punëtorët e as makineria. Kemi ndërtuar rrugë  qytetesh, rrugë fshatrash, kemi hapur me fuqinë tonë rrugë mes malesh dhe kështu kemi shpejtuar dhe përmirësuar jetën. Rrugët që shtrojmë e shtojmë, gjithnjë kanë harmoni të përkryer me ambientin që i rrethon. Shumëkush këto objekte me të drejtë i quan arterie. Nëse është kështu, ne dëshirojmë që nëpërmjet rrugëve tona të bashkohen zemrat e njerëzve.

Projektet e fundit