Urat

Urat

Urat automobilistike janë një tjetër specialitet i Kompanisë “EUROKOS”, një tjetër gjë që na dallon e na veçon. Këto struktura madhështore, këto bukuroshe arkitektonike, i ndërtojmë me kënaqësi dhe përgjegjësi të lartë. Me qëllim që të jenë të përjetshme e pa afat. Deri tash kemi ndërtuar shumë prej tyre. Nga të thjeshtat e për rrugë të zakonshme, deri te të ndërlikuarat për superstrada të shpejtësive të mëdha. Formula jonë e suksesit është e qartë. Ne vetëm kombinojmë teknikat moderne të ndërtimit me imagjinatën e pasur prodhuese dhe urat lidhin dy skajet e rrugëve. Si ylbere prej çeliku e betoni. Tash nuk murosim brenda tyre njerëz të gjallë që urat të na qëndrojnë në këmbë, si në legjendat tona të lashta, por këto konstruksione gjithsesi kanë frymën tonë. Frymën dhe frymëzimin e njerëzve që i ndërtojnë. Te këto vepra arti ne lëmë të ngujuar djersën dhe mençurinë që na karakterizon.

Projektet e fundit